Charles Watts: Arteta ka vendosur ta pushojë Jesusin për ndeshjen ndaj Leeds – s’bëhet fjalë për lëndim
Gazetari i GOAL.com, i afërt me klubin e Arsenalit, Charles Watts, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka sqaruar arsyen e mosgrumbullimit të Gabriel Jesus në stërvitjen e sotme. Sipas tij, sulmuesi është lënë në pushim dhe nuk do të udhëtojë fare me klubin për ndeshjen e së enjtes ndaj Bodo Glimtit. Braziliani është…
Sport
Gazetari i GOAL.com, i afërt me klubin e Arsenalit, Charles Watts, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka sqaruar arsyen e mosgrumbullimit të Gabriel Jesus në stërvitjen e sotme.
Sipas tij, sulmuesi është lënë në pushim dhe nuk do të udhëtojë fare me klubin për ndeshjen e së enjtes ndaj Bodo Glimtit.
Braziliani është duke u ruajtur për përballjen e fundjavës ndaj Leeds United.
Jesus pati disa duele të vështira në sfidën kundër Liverpoolit, por, sipas raportimeve të Watts, ai është mirë dhe nuk ka ndonjë dëmtim. /Lajmi.net/