Champions League vijojnë sonte, Bayern – Barcelona, kryendeshja e mbrëmjes
Champions League do të vijojë sonte me disa ndeshje të rëndësishme. Bayern Munich – Barcelona do të jetë kryendeshja e mbrëmjes, në “Allianz Arena”. Kjo përballje do të fillojë në orën 21:00, transmeton lajmi.net. Të dyja skuadrat e filluan me fitore kampanjën në këtë kompeticion, teksa mposhtën bindshëm rivalët e tjerë të grupit, Viktoria Plzen…

Sport
Champions League do të vijojë sonte me disa ndeshje të rëndësishme.
Bayern Munich – Barcelona do të jetë kryendeshja e mbrëmjes, në “Allianz Arena”.
Kjo përballje do të fillojë në orën 21:00, transmeton lajmi.net.
Të dyja skuadrat e filluan me fitore kampanjën në këtë kompeticion, teksa mposhtën bindshëm rivalët e tjerë të grupit, Viktoria Plzen dhe Inter.
Barcelona është duke gëzuar formë të mirë edhe në kampionat, ku së fundi mposhtën 4-0 Cadizin.
Kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante, kur kihen parasysh duelet e fundit në mes tyre.
Bayerni ka bilanc më të mirë së fundi, duke e regjistruar fitoren më të thellë 8:2.
Më gjeni të gjitha çiftet e ndeshjeve. /Lajmi.net/