Çfarë u tha në takimin e Trump me udhëheqësit europianë?
Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një takim katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve, si përgjigje ndaj synimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ulur në një tryezë presidentët e Ukrainës dhe Rusisë. “Mendoj se si hap i radhës do të na duhet ndoshta një takim katërpalësh, sepse kur flasim…

Bota
Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një takim katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve, si përgjigje ndaj synimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ulur në një tryezë presidentët e Ukrainës dhe Rusisë.
“Mendoj se si hap i radhës do të na duhet ndoshta një takim katërpalësh, sepse kur flasim për garanci sigurie, flasim për sigurinë e tërë kontinentit evropian”, tha Macron.
Merz kërkon armëpushim në Ukrainë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë para samitit të liderëve, duke kundërshtuar kështu thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.