Çfarë thotë Nicki Minaj për Kanye Westin?

Rep artistja Nicki Minaj, e cila ka bashkëpunuar me Jay Z në albumin e tij “Monster”, tani po bashkëpunon me Kanye West

ShowBiz

07/03/2015 22:00

 

Nicky Minaj po bashkëpunon me Kaney West për solo albumin e tij “My Beutiful Dark Twisted Fantasy”. E nga ky bashkëpunim Nicky ka parë se sa i mahnitshëm është Kaney.

” Duhet të them se Kanye është i mahnitshëm dhe e falënderoj për mundësinë që më ka dhënë, sepse është nder të punosh me të. Ai shkëlqen kudo”, ka thënë Nicki.

Ndërkaq, këngëtarja edhe pse tashmë ka tre albume, ajo e vlerëson shumë reperin 37 vjeçar, sepse sipas saj ai është i vetmi që i shtyn talentet e rinjë të punojnë.

“Kur je aq i madh dhe ende vazhdon të merresh me secilin, kjo të bën të jesh mbret. Ai është i tillë. Kjo është mënyra se si e shoh unë atë”, ka shtuar Nicki. Lajmi.net