Çfarë thonë familjarët për rojën e gjetur të vdekur sot në Lipjan (Video)

E nxorën nga vendi i punës pa shenja jete.

Lajme

19/06/2016 20:09

 

Roja 62 vjeçar, Hakif Vitia u gjet i vdekur në mëngjesin e të dielës në kabinën ku po ruante depon e një kompanie ushqimore në Konjuh të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Atë e gjeti të shtrirë në barkë e bija e tij Selvetja që shkoi rreth orës 9:30 për t’i dërguar ushqimin.

Kur e kishte gjetur të shtrirë babain ajo kishte menduar se është alivanosur për shkak të problemeve shëndetësore që kishte me shtypjen e gjakut.

Ajo menjëherë lajmëroi familjarët e saj.

Ndërkohë, vëllai tjetër i të ndjerit, mohon që vëllai i tij, të ketë patur probleme me dikë.

Ky bile thotë se dikush e kishte dëgjuar veturën deri ishte larguar nga vendi i ngjarjes

Klan Kosova, ka tentuar që të flasë me rojën e një objekti afër këtij ku ka vdekur Hakif Vitia, por ai nuk pranoi të flas para kamerës.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka thënë për televizionin se njësitet që kanë dal në vendin e ngjarjes e kanë gjetur një person pa shenja jete. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.

YouTube player