​Çfarë tha Abdixhiku para delegatëve pas votimit?

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga delegatët e pranishëm që të bashkohen për ta ringritur këtë parti. KosovaPress merr vesh nga burimet e saj, që pas votimit, ai mbajti një fjalim, ku mes tjerash u tha “në këtë mes nuk ka as humbës e as fitues”. Ai falënderoi delegatët të cilët përmes votimit te…

Lajme

31/01/2026 19:16

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga delegatët e pranishëm që të bashkohen për ta ringritur këtë parti.

KosovaPress merr vesh nga burimet e saj, që pas votimit, ai mbajti një fjalim, ku mes tjerash u tha “në këtë mes nuk ka as humbës e as fitues”.

Ai falënderoi delegatët të cilët përmes votimit te fshehtë, kundërshtuan me 164 vota kundër dorëheqjen e tij.

Ndërkaq, pro dorëheqjes kanë votuar 136 delegatë.