‘Çfarë rrëmuje’, shtëpia e 80 vjeçarit kërkoi 50 orë pastrim

Pas vdekjes së gruas së tij, burri 80 vjeç nuk ishte i aftë të pastronte vet shtëpinë e tij. Ja se si i’a transformuan shtëpinë.

Fun

20/10/2020 10:35

Fotografitë e bëra para pastrimit tregojnë sipërfaqet, dollapët dhe dyshemetë të veshura me shtresa papastërtie dhe myku. Një sasi e madhe mbeturinash ishte grumbulluar edhe nga pronari i shtëpisë, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Pasi disa miq kuptuan se sa kishe vështirësi, ata u vendosën t’i ofrojnë ndihmë. Kështu që, një ekip prej gjashtë pastruesish kaluan 50 orë duke pastruar shtëpinë duke e lënë atë të transformuar plotësisht.

Puna u krye nga Emma-lea Dalton dhe ekipa e saj e pastruesve të “My Kind of Clean”. Ata veshën kostume dhe maska ​​mbrojtëse para se të hynin në shtëpi dhe filluan duke pastruar të gjitha mbeturinat.

Emma-lea tha: “Si një kompani pastrimi ne shohim një llojllojshmëri situatash por kjo është në fundin ekstrem”. Padyshim situata më të keqe që ka hasur.

Ajo u shpreh se: “Pronari kishte grumbulluar shumë gjëra gjatë viteve, shumica e të cilave ishin mbeturina që mund t’i hidhnim”. Kuzhina ishte në gjendje të tmerrshme dhe banja kishte nevojë për rregullime hidraulike, transmeton lajmi.net.

Vendi ishte shkatërruar për disa vite pas vdekjes së gruas së pronarit. “Është shumë e dhimbshme që arriti në këtë pikë por fatmirësisht miqtë e burrit na kërkuan ndihmë, përndryshe ai do të jetonte ende në kushte të tilla”.

Pronari i shtëpisë, i cili dëshiron të mbetet anonim, ishte gjithashtu shumë i lumtur, Emma-lea raportoi.

Një nga miqtë e tij u tha gjithashtu se ishte pa fjalë kur panë transformimin. Emma-lea shtoi se ekuipazhi i saj ishte mjaft i emocionuar në fund të pastrimit. /Lajmi.net/