Çfarë po ndodh me pronat uzurpuara të Ibër Lepencit në Zubin Potok?
Tashmë janë të rrethuara me shiritin e Policisë. Këto objekte ndodhën në afërsi të Kanalit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut. Qe dy javë kjo ndërmarrje ka kërkuar që ato prona të uzurpuara t’i kthehen asaj në menaxhim. Por me sa duket, kjo punë do të marrë pak kohë. Zëvendësdrejtori i Policisë në…
Lajme
Tashmë janë të rrethuara me shiritin e Policisë.
Këto objekte ndodhën në afërsi të Kanalit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.
Qe dy javë kjo ndërmarrje ka kërkuar që ato prona të uzurpuara t’i kthehen asaj në menaxhim.
Por me sa duket, kjo punë do të marrë pak kohë.
“Gjatë krehjes së terrenit që e kemi bë pas ngjarjes së Ibër Lepencit kemi has në disa lokacione që kemi besu që kemi të bëjë me struktura paralele, ato prona kanë dal të jenë të Ibër Lepencit dhe ata kanë bërë kërkesë qe me ja kthy ato prona. E jona ka qenë që me njoftu prokurorin për hetimet që kanë qenë duke u zhvillu, prokurori mandej e paraqet rastin në gjykatë e tash presim ndonjë seancë gjyqësore apo urdhër nga prokurori se si të veprohet tutje”, ka deklaruar Elshani.
Televizioni ka pyetur Prokurorinë e Mitrovicës se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast, por ky institucion ka kthyer përgjigje.
Por, kryetari i komunës në të cilën gjenden pronat Izmir Zeqiri thotë se i kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë shfrytëzuar ato të lajmërohen në komunë.
“Kemi ndërtime banesash, janë shpërnda çelësat, që ne nuk i njohim se kush janë ato grupacione, mirëpo jemi interesu, kemi bo thirrje të vijnë e të lajmërohen këtu, nuk janë ardhë, janë qitë shiritat e ndalimit deri sa të verifikohet e gjithë situata e të sqarohet se të kujt janë pronat”, ka deklaruar Zeqiri.
Nga ndërmarrjen Ibër Lepenc kanë thënë se në momentin që përfundojnë procedurat, do të vendosin se çfarë do të ndodhë me ato prona.