Çfarë është poliamoria dhe si funksionon?
Gjithherë e më shumë njerëzit kanë pyetje rreth poliamorisë, prandaj ne do e sqarojmë për ju gjithçka që duhet të dini rreth saj.

Lifestyle
Njerëzit e shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme dhe asnjë lidhje nuk është e njëjtë, shkruan “Indy100”, transmeton lajmi.net.
Poliamori quhet kur ju dashuroheni me 2 ose më shumë persona.
Kjo nuk është e njëjtë si lidhja e hapur, këtu ju mund të keni dy partner të barbarë, ose një “kryesorë” dhe shumë të tjerë “anësorë”.
Pra, këtu lidhja është në mes më shumë se dy personave, sepse ata të gjithë janë të ndërlidhur.
Edhe marrëdhëniet e tyre seksuale mund të jenë në si çift ose në mënyrë të pavarur.
Disa preferojnë që t’i mbajnë partnerët e vet “të panjohur” nga njëri-tjetri, kurse disa jo.
Për të funksionuar një lidhe poliamorike, të gjithë partnerët duhet të jenë të sinqertë dhe të hapur për çfarë duan dhe çfarë iu nevojitet, por edhe ashtu nuk është e çuditshme që të ketë xhelozi.
Poliamoria mund të funksionoi vetëm nëse të dy partnerët janë plotësisht të bindur dhe pajtohen me të gjithë termat e lidhjes. /Lajmi.net/