Çfarë është një shtatzëni e fshehtë? Sa e shpeshtë është ajo

Një shtatzëni e fshehur është ajo lloj shtatzënie ku nëna nuk është e vetëdijshme për shtatzëninë e saj.

Fun

08/04/2021 14:14

Shtatzënia e fshehtë është shumë e mundur sado e pazakontë që duket. Gratë me shtatzëni të fshehtë nuk e kuptojnë se janë shtatzënë deri në javët e fundit të shtatzënisë ose kur të filloi lindja, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ky lloj i shtatzënisë është i rrallë, studime janë bërë në lidhje me to dhe është kuptuar se ato në fakt janë më të shpeshta sesa që ishte menduar.

Në një studim të bërë në vitin 2011 është kuptuar se 1 në 475 gra nuk e kupton që është shtatzënë deri në javën e 20 të shtatzënisë apo edhe më shumë.

Këto gra nuk përjetojnë simptomat e zakonshme siç është fryrja e barkut, të përziera apo periodat të mos iu vinë.

Ka gjithashtu femra që thjeshtë nuk mund ta pranojnë faktin që janë shtatzënë, dhe kjo ka të bëjë me sëmundje psikike si skizofrenia ose çrregullimi bipolar i personalitetit.

Femrat që përjetojnë shtatzëni të fshehtë përjetojnë simptoma të shtatzënisë shumë të lehta që shumicën e herëve mund të tejkalohen si lodhje apo diçka e tillë, shkruan lajmi.net.

Shkaktarët e shtatzënisë së fshehtë më parë është menduar të jenë:

  • Mosha e re
  • Paaftësitë në kognicion
  • Mbështetja e dobët sociale dhe familjare
  • Sëmundjet mendore
  • Abuzimi me substanca narkotike

Por tani është vërtetuar se femrat që përjetojë shtatzëni të fshehtë në fakt janë:

  • Në të 20-at e tyre
  • Kanë pasur fëmijë më parë
  • Kanë lidhje të mira sociale dhe familjare

1 në 475 shtatzëni kuptohet pas javës së 20, dhe 1 në 2,500 shtatzëni kuptohet kur fillon lindja.

Ka disa komplikime të mundshme që mund të shkaktohen nga ky lloj i shtatzënisë, siç janë”

  • Lindja e parakohshme
  • Madhësia e vogël e foshnjës
  • Spitalizimi i foshnjës
  • Ose vdekja e foshnjës /Lajmi.net/