Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj nuk dëshiron të pijë ujë? Ja disa këshilla

Ekspertët kanë zbuluar çfarë duhet të bëni në raste të tilla.

Lifestyle

08/12/2021 20:10

Për shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve, por edhe të rriturve, marrja e përditshme e lëngjeve ka një rëndësi të madhe, transmeton lajmi.net.

Fëmijët që pinë më pak se 6-7 gota ujë në ditë mund të ndihen më të lodhur, të kenë një lloj marramendjeje dhe dhimbje koke. Megjithatë, çfarë të bëni nëse fëmija nuk dëshiron të pijë ujë?

Ashtu si shumica e fëmijëve, edhe juaji me siguri preferon të pijë lëngje dhe bashkë me to, fëmijët marrin sheqerna shtesë të panevojshme. Shmangni ato dhe ofroni fëmijës tuaj ujë në vend.

Mësojini që në moshë të vogël, lëreni ujin të bëhet zakon – Pediatrit rekomandojnë që të filloni t’u jepni ujë foshnjave kur të filloni të prezantoni ushqime të ngurta. Fëmijët që pinë mjaftueshëm ujë që në moshë të vogël nuk do ta refuzojnë as më vonë kur të rriten.

Bëhuni shembull – Nëse ju nuk pini ujë, mos prisni që fëmija juaj ta pijë atë. Bëhuni shembull dhe tregoni se e doni ujin dhe se është një zakon normal dhe i rregullt çdo ditë.

Bëni një orar – Mund të importoni disa rutina bazë. Për shembull, sapo të ngrihet, lëreni të pijë ujë. Gjysmë ore para dhe pas vaktit gjithashtu. Para se të shkoni në shtrat e njëjta gjë.

Hiqni të gjitha pijet e ëmbla nga shtëpia – Fëmija do të pijë ujë vetëm kur nuk ka mundësi tjetër. Prandaj, më së miri do të ishte që të vegjëlit të mos kenë pije të ëmbla rreth tyre dhe të mos jenë të përditshme, kështu që uji do të bëhet një pije freskuese e rregullt.

Hani rregullisht fruta dhe perime – Frutat dhe perimet janë një burim i shkëlqyer uji dhe sigurohuni që të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e dietës suaj.

Bëjeni ujin joshës – Mund të vendosni në ujë manaferra, limon, boronica… Disa fruta që do ta bëjnë atë pak më ndryshe dhe më joshëse për një fëmijë.

Përdorni shishe apo gota të bukura – Fëmijët i duan gjërat e bukura, ndaj do të preferojnë ujin nëse është në një shishe apo gotë që u pëlqen. /Lajmi.net/