Çfarë duhet të bëni në fundjavë nëse flini pak orë gjatë javës?

Gjumi është një prej faktorëve më të rëndësishëm në jetën tonë, duke marrë parasysh gjithashtu që është edhe një prej ndikuesve më të mëdhenj të stresit.

Lifestyle

29/11/2021 10:42

Gjumin e humbur gjatë javës mund ta kompensosh në fundjavë duke ndihmuar kështu riparimin e disa dëmeve në trup, ndonëse jo të të gjithave.

Studimet e mëparshme kanë treguar se edhe disa ditë të gjumit të humbur mund të kenë efekte negative, duke përfshirë rritjen e përgjumjes, performancë e përkeqësuar gjatë ditës, rritje të molekulave që janë shenjë e inflamacionit në trup dhe dëmtim të rregullimit të sheqerit në gjak.

Përfaqësuesit e Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, vendosën 30 vullnetarë në një orar gjumi që imitoi një javë pune me gjumë të kufizuar të përcjellë me një fundjavë me gjumë kompensues.

Në pika të ndryshme përgjatë këtij orari, hulumtuesit vlerësuan shëndetin dhe performancën e vullnetarëve, duke përdorur një shumëllojshmëri testesh. Gjatë studimit, u vu re se përgjumja e vullnetarëve u rrit në mënyrë të konsiderueshme pas kufizimit të gjumit, por u kthye në normale pas gjumit kompensues.

Nivelet e një molekule në gjak, e cila është një shënues për sasinë e pranishme të inflamacionit në trup, janë rritur ndjeshëm gjatë kufizimit të gjumit, por u kthyen në normale pas kompensimit.

Po ashtu, nivelet e hormonit, që është marker i stresit, nuk kanë ndryshuar gjatë kufizimit të gjumit, por ishin më të ulëta pas kompensimit të gjumit.

Megjithatë, matjet e vullnetarëve në një provë performance që vlerësuan aftësinë e tyre për të kushtuar vëmendje, u përkeqësuan ndjeshëm pas kufizimit të gjumit dhe nuk u përmirësuan as pas kompensimit të tij. /Lajmi.net/