Çështja e Presidentit – Kurti: Po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, synon intensifikimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të suksesshme javën e ardhshme. Para nisjes së takimit, Kurti u shpreh se angazhimi i tij mbetet i fokusuar në finalizimin me sukses të procesit në vijim, transmeton…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, synon intensifikimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të suksesshme javën e ardhshme.
Para nisjes së takimit, Kurti u shpreh se angazhimi i tij mbetet i fokusuar në finalizimin me sukses të procesit në vijim, transmeton lajmi.net.
“Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, deklaroi Kurti.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Hamzës është paraparë të nisë në orën 16:00 dhe vjen në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Nga ana tjetër, Hamza ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohen tema aktuale politike, ndërsa zyrtarë të PDK-së kanë theksuar se brenda partisë janë shqyrtuar parimet dhe qëndrimet lidhur me këtë çështje, pa u diskutuar emra konkretë. Sipas tyre, në fokus mbeten stabiliteti shtetëror dhe baraspesha institucionale.
Takimi i sotëm konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të siguruar konsensusin e nevojshëm politik për proceset e ardhshme institucionale./lajmi.net/