Cena, medalist i bronztë në Evropianin e Juniorëve të xhudos
Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të Juniorëve të xhudos që po mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena e fitoi ndeshjen finale të repesazhit të kësaj gare për tu stolisur me medaljen e bronztë, raporton lajmi.net. Deri te medalja e bronztë, Cena…
Sport
Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të Juniorëve të xhudos që po mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena e fitoi ndeshjen finale të repesazhit të kësaj gare për tu stolisur me medaljen e bronztë, raporton lajmi.net.
Deri te medalja e bronztë, Cena raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudistin italian, Riccardo Roma.
Në raundin e tretë Cena u mposht nga xhudisti hungarez, Adam Kalasz, me ç’rast e vazhdoi garën në repesazh.
Cena u kualifikua direkt në raundin e dytë të repesazhit, ku atje e mposhti bullgarin Victor Skerlev, ndërsa me fitore xhudisti jonë e vazhdoi edhe në raundin e tretë duke e mposhtur xhudistin çek, Jan Lisy.
Cena vazhdoi sërish me fitore, ku e mposhti boshnjakun Darko Topalovic, ndërsa në ndeshjen për të bronztën, Cena shënoi fitore ndaj Emir Zakirov./Lajmi.net/