Çekia ruan në muze maskat e koronavirusit, simbol i situatës
Duke i cilësuar simbol të situatës, maskat mbrojtëse ndaj pandemisë koronavirus që nga tani e tutjedo të jenë pjesë në Muzeun Kombetër të Çekisë.
Fun
Me qindra maska artizanale ku spikatin motivet popullore dhe ato flamuri kombëtar, ekspozita e vogël në Pragë, sinjalizon se një ditë edhe Covid 19 do të jetë histori, transmeton lajmi.net.
“Ka një sasi të madhe të produkteve sot, është e vështirë të thuhet se çfarë duhet t’i lihet brezave të ardhshëm. Maskat janë një simbol i situatës”, tha kuratorja Mira Burianova.
Kur filloi kriza, numri i maskave kirurgjike ishte relativisht i vogël në përputhje me kërkesat, ndaj kjo situatë nxiti artizanët t’i bënin maskat në shtëpi.
“Unë punoj në kujdesin shëndetësor dhe ajo që më interesoi më shumë, ishte se kur nuk kishim asgjë në spital, i gjithë kombi u ngrit dhe qepi maska për dy ditë. Njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin,”- tha Ludmila Brazdova nga Brno.
Qeveria Çeke ishte ndër të parat që bëri të detyrueshme vendosjen e një maske jashtë ambienteve publike. /Lajmi.net/