Ceballos rikthehet te Arsenali, sërish si i huazuar

Dani Ceballos pritet të rikthehet sërish te Arsenali, ku sezonin e kaluar luajti në huazim.

Sport

01/09/2020 15:44

Topçinjtë kanë nisur bisedimet me Real Madrid që zotëron kartonin e futbollistit për ta marrë sërish lojtarin në formë huazimi për sezonin 2020/2021, pasi Zidane nuk e konsideron lojtarin pjesë të formacionit të tij.

Vetë mesfushori ka dhënë pëlqimin e tij per t’u rikthyer në ‘Emirates’, pas bisedës që pati me trajnerin Arteta.

Sezonin e kaluar 24-vjeçari u aktivizua 37 herë me fanellën e Arsenalit duke fituar dhe Kupën FA. /Lajmi.net/