Cassano: Pioli është njëri nga personat e paktë që ia duan të mirën futbollit

Antonio Cassano ka thurur lëvdata për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.

Sport

30/04/2021 22:58

Cassano duke folur për “Bobo TV” u pyet për disa tema në futbollin italian, por ai u ndal të flasë edhe për progresin e Milanit nën drejtimin e Stefano Piolit, transmeton lajmi.net.

Cassano theksoi se Pioli është një ndër njerëzit e paktë që i do të mirën ende futbollit.

“Ka pasur një vit e gjysmë fantastik, u tregua inteligjent që mori Ibrahimovicin dhe pas tij djemtë e rinj duke arritur rezultate të mira”, tha ai.

“E kam njohur me herët, i meriton të gjitha, një trajner i mirë që meriton të arrijë objektivat e tij”, tha Cassano.

“Është njëri nga ata persona të paktë që janë këtu për të mirën e futbollit”, përfundoi Antonio Cassano./Lajmi.net/