Casillas: Nuk e pranoj fajin te goli i parë

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas nuk e ka pranuar fajin te goli i parë në takimin e sotëm ndaj Atleticos, edhe pse tifozët janë duke e kritikuar shumë atë.

Sport

07/02/2015 20:05

Iker Casillas u është kundërpërgjigjur të gjithë tifozëve të cilët janë duke e kritikuar atë, duke thënë se ai nuk e ka ndërmend ta pranojë fajin te goli i parë.

“Çfarë gabimi? Goli i parë nuk ishte një gabim i imi. Sidoqoftë, unë i vlerësoj shumë ata personat që duartrokitën për mua”, tha Casillas pas takimit, në momentin kur u pyet nga gazetarët rreth golit të parë.

“Për momentin, ne nuk mund të bëjmë më shumë sesa të kërkojmë falje te tifozët dhe të presim për ndeshjen e ardhshme”, përfundoi kapiteni legjendar i Los Blancos.