Casemiro: Vinicius është duke shijuar moment të mirë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka lavdëruar bashkëlojtarin Vinicius Junior.

Sport

09/11/2021 15:20

Braziliani është duke kaluar sezonin më të mirë në “Santiago Bernabeu” nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti, transmeton lajmi,net,

Në vetëm 16 paraqitje, Vinicius ka shënuar nëntë herë dhe asistuar shtatë herë.

Shkaku i lëndimit të Roberto Firminos, Vinicius mori ftesën nga Kombëtarja e Brazilit, derisa tani ka pranuar lëvdata edhe nga Casemiro.

“Çfarë mund të them është se Vinicius është duke kaluar një moment të mirë, fazë speciale dhe gjithashtu është shumë i ri. Ka potencial të mirrë për të vazhduar”, theksoi mesfushori në konferencë për shtyp.

Vinicius tani ka mundësinë t’i dëshmojë përzgjedhësit së Brazilit, Tite, që është gati edhe për Kupën e Botës./Lajmi.net/