Casemiro i bën ndërhyrje gjyqtarit, e rrëzon në tokë (VIDEO)

Një skenë komike ka ndodhur në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes Real Betis dhe Real Madrid.

Sport

28/08/2021 23:39

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro duke u përpjekur të ndërhynte në top për ta larguar atë, ai i bëri ndërhyrje gjyqtarit pasi ishte afër topit.

Kjo shkaktoi të qeshura nga lojtarët, teksa braziliani i zgjati dorën gjyqtarit i cili e mori me sportivitet këtë gjë, pasi ishte një ndërhyrje aksidentale dhe jo e ashpër.

Casemiro njihet për ndërhyrjet e tij në top ndaj kundërshtarëve, disa prej tyre shpeshherë rezultojnë edhe të rrezikshme duke u sanksionuar me kartonë, sidoqoftë kjo ndërhyrje pa dashje ndaj gjyqtarit për fat të mirë përfundoi pa ndonjë pasojë.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë.

VIDEO