Casemiro e gjen avantazhin e Real Madrid kundrejt Man City

Mesfushori i Real Madridit Casemiro tha se të luash pas dyerve të mbyllura te Manchester City mund të ndihmojë kampionët e La Liga-së që të përmbysin gjithçka në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/08/2020 11:31

Los Blancos udhëtojnë në ‘Etihad’ të premten për ndeshjen e dytë e raundit të 16 më të mirave, pasi takimi i parë në Spanjë përfundoi 1:2 në të mirë të Cityt.

Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne realizuan për skuadrën e Pep Guardiola, para se Sergio Ramos të ndëshkohej me karton të kuq.

“Pa tifozë është një lojë tjetër”, tha braziliani për Esporte Interactivo, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë një lojë shumë e mirë dhe e vështirë për të dy palët, por ne jemi Real Madrid dhe e dimë që kemi një shans për të kaluar”.

“Ata nuk do të kenë tifozët e tyre dhe kjo mund të na favorizojë pak”.

“Por lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe të gjithë e dimë se niveli i vështirësisë do të jetë i njëjti sepse ata janë një ekip i shkëlqyeshëm”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/