Carvajal: Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur

Daniel Carvajal ka folur për herë të parë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit nga bordi i Real Madrid.

Sport

05/11/2018 17:26

Mbrojtësi spanjoll ka ngritur lart figurën e ish trajnerit të tij, i cili u shkarkua pas formës jo të mirë të skuadrës.

Carvajal ka punuar me Lopeteguin edhe në skuadrën Kombëtare, kur ky i fundit kishte timonin e “Stuhisë së kuqe”.

“Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur. Fatkeqësisht atij nuk i eci mbarë me ne. Ndoshta kishte edhe mungesë fati”ishin fjalët e Carvajal, cituar nga “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

“Mënyra se si ai e sheh futbollin, mënyra e të menaxhuarit të skuadrës dhe si ai sillet me lojtarët… ndaj këto ide me të” ka vazhduar mbrojtësi i Real Madrid.

Gjërat tek Real Madrid nuk shkuan si më së miri për Lopeteguin. Arsyeja mund të jetë edhe largimi i Ronaldos dhe mungesa e ndonjë transferi zëvendësues për të. /Lajmi.net/