Carvajal: Do t’i transferojë Mbappe dhe Haaland, Barcelona ende në garë për titull

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka dhënë mendimin personal mbi dyshen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, derisa mendon se Barcelona është ende në garë për titull.

Sport

10/11/2021 08:25

“Los Blancos” janë plotë 10 pikë para rivalit të përbetuar, derisa ka ende kohë deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Carvajal thotë se Barcelona është ende në garë për titull, njësoi siç ka qenë Reali kur u rikthye Zinedine Zidane.

Barcelona jashtë garës për titull? “Nuk mund t’i harrojmë. Kur Zidane u bashkua se pari ishim 12 pikë prapa Barcelonës dhe në ndeshjen finale fituam titullin është futbolli”.

Hazard dhe Bale? “Të dy kanë kaluar kohë të vështira shkaku i lëndimeve. Shpresoj që të shërohen dhe të na japin shumë pikë”.

Benzema për Topin e Artë? “Benzema dhe Vinicius janë dyshja më e mirë në botë. Karim e meriton Topin e Artë”.

Haaland ose Mbappe? “Të dy janë shumë të mirë. Do t’i transferoja të dy. Neymar, Messi, unë gjithmonë do sjellja lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai për El Chiringuito.

Ndërkohë, Mbappe në verë bëhet agjent i lirë në rast që vazhdon të mos rinovojë kontratën, derisa Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro./Lajmi.net/