Carvajal: Do të preferoja eliminimin e Barcës nga Liga e Kampionëve

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka rrëfyer se do të dëshironte të shihte Barcelonën duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, që në fazën e grupit.

Sport

13/11/2019 18:55

Barcelona gjendet në krye të grupit F në këtë moment me tetë pikë, një para Dortmundit dhe katër më shumë se Inter.

Edhe pse Barcelona gjendet në situatë të mirë, Carvajal shpreson që rivalët e tyre të bien sa më parë nga Liga e Kampionëve.

“Unë nuk do të gënjej. Do të preferoja që Barcelona të mos vazhdonte para”, ka deklaruar Carvajal, përcjell lajmi.net.

“At do të jenë kandidat për të fituar Ligën e Kampionëve, dhe janë rivalët tanë më të mëdhenj”.

“Nuk dua të tregojem i rremë, më vjen mirë kur ata humbasin në La Liga sepse janë një nga rivalët tanë kryesor, dhe është e njëjta edhe në Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/