Carragher për Lisandro Martinez: Është shumë i shkurtër për të luajtur qendërmbrojtës

Jamie Carragher ka folur për transferimin e ri të Manchester United, Lisandro Martinez. Sipas legjendës së Liverpoolit, argjentinasi është shumë i shkurtër për të luajtur në qendër të mbrojtjes. Ndonëse e pranon që është herët për të folur në lidhje me lojtarin, veçantitë që ka 24-vjeçari, sipas tij, nuk janë të duhurat për atë pozicion,…

Sport

16/08/2022 16:59

Jamie Carragher ka folur për transferimin e ri të Manchester United, Lisandro Martinez.

Sipas legjendës së Liverpoolit, argjentinasi është shumë i shkurtër për të luajtur në qendër të mbrojtjes.

Ndonëse e pranon që është herët për të folur në lidhje me lojtarin, veçantitë që ka 24-vjeçari, sipas tij, nuk janë të duhurat për atë pozicion, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund t’i gjykosh lojtarët dhe trajnerët për një periudhë aq të shkurtër, megjithatë mendoj se kjo nuk do të funksionojë, për shkak të gjatësisë së Lisandros. Ai mund të luajë në krah ose në treshen e qendrës, por assesi në qendrën e mbrojtjes me katër lojtarë”, përfundoi ai.

Martinez u transferua nga Ajaxi si një lojtar premtues në pozicionin e tij, por, të paktën deri më tani, duket se konstatimi i Carragher është shumë i qëndrueshëm. /Lajmi.net/