Carabao Cup vazhdon me pesë ndeshje, kryesorja West Ham – Man City

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen pesë sfida interesante në kuadër të Carabao Cup.

Sport

27/10/2021 07:53

Dje, Arsenal, Chelsea dhe Sunderland kaluan në çerekfinale, kurse sonte do mësohen edhe pesë skuadrat e tjera, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante do jetë ndërmjet West Hamit dhe Manchester Cityt, derisa Liverpoolin e pret një sfidë jo e vështirë ndaj Preston.

Tottenham është mysafir i Burnley, derisa Leicester është nikoqir i Brightonit.

Të gjitha takimet nisin në ora 20:45./Lajmi.net/