Capital T vazhdon t’u dalë krah atyre që kanë nevojë, viziton Handikos-in

Capital T viziton Handikos-in.

ShowBiz

03/12/2019 21:20

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është një prej emrave të estradës i cili gjithmonë u del në ndihmë personave në nevojë, shkruan lajmi.net.

Këtë herë e ka vizituar Handikos-in dhe ka blerë një pikturë për të ju ndihmuar atyre madje ka ftuar edhe të tjerët nëpërmjet Instagramit që të shkojnë dhe të blejnë nga një pikturë dhe t’i gëzojnë ata.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë.
Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, – Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre.
Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty ??♥️”, ka shkruar Capital T./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5nzY8_BNVb/