Capital T dhe Adrola Dushi fotografohen në aeroport?

ShowBiz

25/05/2022 13:58

Reperi, Capital T dhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, janë komentuar shumë herë për një lidhje të mundshme.

Por përtej zërave ata asnjëherë nuk kanë pranuar një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social “Instagram” – “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi ku thuhet se personat në foto janë Capital T dhe Adrola Dushi.

Aludimet për një lidhje të mundshme mes dyshes filluan që kur modelja mori pjesë në një videoklip të reperit.

Po ashtu, ndjekësit gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar i kishin uruar fejesën reperit me modelen, pasi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” ishte publikuar një fotografi me Adrolen.

Pas këtyre mesazheve, kishte reaguar vetë reperi duke shkruar: “kur t’fejohna pernime ma boni perhajr, kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”./Lajmi.net/