Capello paralajmëron Lautaron: Do të përfundosh zëvendësues
Fabio Capello ka lëshuar disa paralajmërime për Lautaro Martinez.
Sport
Capello nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Inter, por ka bërë thirrje që të ketë kujdes për transferimin e tij.
Trajneri italian beson se Lautaro mund të përfundojë si zëvendësues te Barcelona, andaj bën thirrje që të shqyrtohet lëvizja.
“Lautaro Martinez është lojtar shumë i mirë”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.
“Ai ka gjithçka – shumë kualitet, lëvizje të shpejta dhe gjithashtu ai është shumë i mirë për të gjuajtur drejt golit”, ka shtuar italiani.
“Të shkosh te Barcelona dhe të bëhesh titullar, me Luis Suarez atje, është e vështirë. Mendoj se është më mirë të jesh startues te Inter, sesa zëvendësues te Barca”, ishin fjalët e Capello.
Barcelona do të duhet të ofrojë 111 milionë euro për kartonin e lojtarit të Inter. Sitauta është vështirësuar pas pandemisë Covid-19. /Lajmi.net/