Capello: Lautaro do të jetë vetëm një zëvendësues te Barcelona

Fabio Capello i ka bërë thirrje Lautaro Martinez që ky i fundit të qëndrojë tek Inter.

Sport

27/04/2020 18:31

Sulmuesi argjentinas i Inter, Lautaro, lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona tash e disa muaj.

Lojtari shihet si favoriti i skuadrës katalane për merkaton e verës. Por, ka edhe nga ata që mendojnë se kjo lëvizje nuk duhet bërë.

Capello i ka bërë thirrje lojtarit që të qëndrojë tek Inter, pasi te Barca rrezikon të jetë vetëm një zëvendësues.

“Po të isha ai, do të qëndroja tek Inter, sepse te Barcelona ai do të jetë zëvendësues”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

Lautaro ka një karton që vlenë 111 milionë euro dhe thuhet se Barca janë gati ta paguajnë. /Lajmi.net/