Capello bën diferencën mes Messit e Ronaldos

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka dhënë disa komente rreth dy yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

14/03/2019 21:17

Messi dhe Ronaldo regjistruan nga një paraqitje të jashtëzakonshme këtë fundjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke shkëlqyer me skuadrat e tyre.

Portugezi realizoi het trik për të kualifikuar skuadrën e tij, kurse argjentinasi shënoi dy herë dhe shtoi dy asistime për kualifikimin e Barcës.

Kështu, dyshja që konsiderohen si më të mirët në histori morën edhe njëherë vëmendjen. Por, çfarë mendon Capello për ta? Cili është më i mirë?

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni” ka thënë Capello për ‘Sky Italia’ transmeton lajmi.net.

“Ka tre gjeni në botën e futbollit: Pele, Maradona dhe Messi. Pikë. Ronaldo është shumë i fortë duke të lënë të fitosh çdo gjë, por Messi është gjeni dhe diçka tjetër” ka thënë tutje italiani.

“Ai bën gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo është kampion, por jo gjeni” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Juventus.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 23 gola në të gjitha garat, përderisa Leo Messi ka tundur rrjetën 36 herë. /Lajmi.net/