Camavinga do të pres ofertën e Real Madrid-it

Eduardo Camavinga dëshiron të nënshkruajë kontratë të re tek Rennes, vetëm nëse kjo gjë do t’i ndihmonte në të ardhmen të kalojë në radhët e Real Madrid-it, raporton “AS”.

Sport

26/02/2021 12:43

Mesfushori i talentuar është i vendosur që të transferohet tek “Galaktikët”, dhe është i gatshëm që të pres deri sa spanjollët të bëjnë një ofertë, përcjell KosovaPress.

Camavinga spekulohet se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Rennes, deri sa të kontaktohet nga krerët e madrilenëve, ku këta të fundit kanë shprehur interesim në tinejxherin francez, por një ofertë zyrtare ende nuk është bërë nga Reali.

Këtë sezon, 18 vjeçari ka arritur të bëjë 23 paraqitje në Ligën 1 të Francës, duke regjistruar një gol dhe një asistim për skuadrën e Rennes, dhe kjo e fundit e vlerëson kartonin e Camavanigas rreth 60 milionë euro.