Camavinga arrin në Madrid, nesër prezantohet si lojtar i Realit

Mesfushori Eduardo Camavinga ka arritur në Madrid.

Sport

07/09/2021 23:00

Francezi nesër do prezantohet zyrtarisht si futbollist i Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Pas paraqitjeve me Francën U21, Camavinga ka udhëtuar për në Madrid, ku nesër do prezantohet dhe do flas në konferencë për shtyp.

Mesfushori pastaj do nënshkruajë kontratën, që do jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Ndërkohë, Reali pagoi 30 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar për shërbimet e francezit./Lajmi.net/