Calhanoglu në konferencë për shtyp: City e di mirë, ne jemi përgatitur për t’i mposhtur… Dua të festoj në vendin tim

Futbollisti i Interit, Hakan Calhanoglu ka dalë në konferncë për media para finales së madhe të UEFA Champions League që zhvillohet nesër nga ora 21:00. Mesfushori turk thotë se skuadra e tij është përgatitur mjaftë mirë për këtë finale dhe se kundërshtarët janë në dijeni për rrezikun që do ia sjellin italianët, shkruan Lajmi.net “Do…

Sport

09/06/2023 16:58

Futbollisti i Interit, Hakan Calhanoglu ka dalë në konferncë për media para finales së madhe të UEFA Champions League që zhvillohet nesër nga ora 21:00.

Mesfushori turk thotë se skuadra e tij është përgatitur mjaftë mirë për këtë finale dhe se kundërshtarët janë në dijeni për rrezikun që do ia sjellin italianët, shkruan Lajmi.net

“Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën nesër. Mendoj edhe lojtarët e ekipit kundërshtar janë përgatitur për këtë. I kemi analizuar shumë mirë”, ishin fjalët e para të mesfushorit turk.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që finalja zhvillohet në vendin tim. Jam i sigurt që vendi im është pas meje dhe do të luten për mua. Shpresoj qe të arrij ta ngre këtë trofe si i pari futbollist turk”, vazhdoi tutje lojtari i Interit.

Ndeshja finale mes Manchester Cityt dhe Interit zhvillohet në Stamboll të Turqisë, nesër nga ora 21:00./Lajmi.net/