Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të Maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit te dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Lajme

18/07/2019 15:37

Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 7 shtator.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. /Lajmi.net/