Cadena Ser: Ancelotti në ‘radarin’ e Real Madridit

Mediumi spanjoll “Cadena Ser” ka raportuar se Real Madrid e ka përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti në listën e mundshëm të trajnerëve për edicionin tjetër.

Sport

31/05/2021 23:41

Ky opsion është duke u pëlqyer nga bordi i “Los Blancos” dhe kontaktet kanë nisur që katër ditë për të shikuar nëse është i lirë tekniku italian, transmeton lajmi.net.

Në fakt, edhe Everton është duke shikuar për trajner të ri në rast që Ancelotti vendos të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, ku kaloi mes viteve 2013-2015.

Allegri ishte prioritet, mirëpo nuk pranojë të pres për Realin, andaj mori drejtimin e Juventusit.

Ancelotti dhe Madrid kanë një të ‘kaluar’

Ancelotti u largua nga Madrid në vitin 2015, ku e mbylli pa trofe të rëndësishëm dhe u kritikua nga bordi, sidomos nga gjendja fizike që ishte në skuadër.

Atë sezon ai fitoi Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për klube, dy titujt falë suksesit në edicionin 2013-14, në të cilën Madrid fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve për herën e dhjetë.

Statistikat e Ancelottit në krye të Realit janë të frikshme, ngase brenda 119 ndeshje ka shënuar 89 fitore, 14 barazimi dhe 16 humbje, pra përqindja ishte 75.

Opsione tjera mbesin Mauricio Pochettino dhe Raul Gonzalez./Lajmi.net/