Caballero sfidon Hartin?

Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për portierin e Malagas, Willy Caballero. Sportsmail ka njoftuar për interesimin e Cityt për Caballeron gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo, 32-vjeçari vazhdon të monitorohet nga ish trajneri i tij nga Malaga, Manuel Pellegrini, nga ky edicion në krye të skuadrës nga Etihad. City  dëshiron të shërbejë konkurrencë…

Sport

12/10/2013 20:30

Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për portierin e Malagas, Willy Caballero. Sportsmail ka njoftuar për interesimin e Cityt për Caballeron gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo, 32-vjeçari vazhdon të monitorohet nga ish trajneri i tij nga Malaga, Manuel Pellegrini, nga ky edicion në krye të skuadrës nga Etihad.

City  dëshiron të shërbejë konkurrencë për portierin e parë Joe Hart i cili ka bërë një fillim të ngadalshëm këtë sezon dhe ka zgjuar kritika me paraqitjet e tij.

“Kam biseduar me Pellegrinin para se ai të largohej nga Malaga. I di synimet e tij se dëshiroi të me merrte me vete por isha i pasigurt nëse ai do të ma besonte rolin e titullarit”, deklaroi argjentinasi Caballero.

Mirëpo, besohet se ai është i hapur për transferim në Manchester derisa Malaga shqyrton mundësinë e shitjes së tij te klubi që bënë ofertën më të madhe në janar.