”Ça m’thu Vetëvendosja?”, Rama flet për kaosin në Parlament ku i krahasohen partitë opozitare me të dikurshmen e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Europian të integrohen bashkë me Kosovën. E gjitha kur atij iu përmend Vetëvendosje, si model i dikurshëm në Kosovë, me kaosin e krijuar në Parlamentin e Shqipërisë tani. ”Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim.Nuk jam i qetë fare”, përgjigjej Rama, kur u pyet…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Europian të integrohen bashkë me Kosovën.
E gjitha kur atij iu përmend Vetëvendosje, si model i dikurshëm në Kosovë, me kaosin e krijuar në Parlamentin e Shqipërisë tani.
”Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim.Nuk jam i qetë fare”, përgjigjej Rama, kur u pyet për krerët opozitarë shqiptarë që sipas tij kanë secili probleme me drejtësinë sepse dëmtuan Parlamentin e Shqipërisë.Nëse ti më gjen një parlament të vendit europian ku deputetët mund të djegin karriget e parlamentit dhe askush të mos marrin masa, ma ço atë shembull”, tha Rama.
Ai madje tha se në këtë moment pason një shembull ku përmendet Vetëvendosja e Kosovës, dhe si rezultat ai pason me përgjigjen e tillë:
”Ne duam ta marrim Kosovën me vete në Bashkimin Europian.Ne nuk duam të integrohemi bashkë me Kosovën të izoluar nga Shtetet e Bashkuara. Ça m’thu Vetëvendosja? – këto janë standarde minimale dhe të relativizohet çdo gjë”.
Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ai që arrestohet, arrestohet për një arsye.