Buxhovi: ASHAK-u dhe Instituti i Historisë janë antishkencorë

Historiani Jusuf Buxhovi, në profilin e tij në facebook, ka kritikuar ashpër Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe Institutin e Historisë.

Lajme

09/02/2016 14:18

Buxhovi konsideron se institucionet e Kosovës “nuk kanë bërë thuajse asgjë për të pasqyruar e vërteta e krimeve shtetërore serbe në Kosovë, të cilat ishin pjesë e projekteve hegjemoniste serbomëdha nga “Naçertanja” e Garashaninit e këndej”, transmeton lajmi.net

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historisë janë sjellë me papërgjegjësi tepër të madhe ndaj kësaj çështje edhe pse i kanë pasë të gjitha mundësitë që të drejtojnë projekte të tilla me të cilat para botës do të nxirrej në dritë e vërteta për krimet shtetërore të politikës serbe ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Buxhovi.

“Kjo sjellje antishkencore ndaj një të vërtete të hidhur mbase mund të shpjegohet me diktatin nga klasa politike e Kosovës, që agresionit ushtarak serb ndaj popullatës së pambrojtur në Kosovë gjatë viteve 1997-1999, të mos i shihet ana tragjike, por ajo ‘heroike’, pra lufta dhe vetëm lufta”, ka deklaruar historiani Jusuf Buxhovi. /lajmi.net