Busquets pritet të largohet në verë, Barcelona në kërkim të zëvendësuesit të tij

Sipas medieve në Spanjë, Sergio Busquets pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sport

22/04/2022 12:54

Lojtari më shumë gjasë do të transferohet në Major League Soccer pas përfundimit të kontratës me blaugranat.

Është specifikisht Matteo Moretto ai që ngreh alarmin për një largim të mundshëm të mesfushorit veteran.

Sipas gazetarit, largimi është shumë i mundshëm, me lojtarin që është i vendosur të mos vazhdojë më me katalunasit, shkruan lajmi.net.

Busquets është produkt i akademisë së Barcelonës.

Mesfushori shpesh është konsideruar si njëri ndër më të mirë në botë në pozitën e tij.

Gjatë këtij sezoni me “blaugranat”, Busquets ka luajtur 31 ndeshje në La liga, duke e realizuar një gol.

Pas paralajmërimit të tij për largim, Barça është hedhur në gjah për zëvendësuesin e tij, me shumë alternativa të mundshme. /Lajmi.net/