Busquets nuk do të rinovojë me Barcelonën

Sergio Busquets nuk është gati të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.

Sport

07/06/2022 11:51

Mesfushori spanjoll, Busquets ka kaluar një karrierë të tërë me skuadrën ‘Blaugrana’, por duket se nuk do të rinovojë më qëndrimin e tij.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2023, pra në fund të sezonit tjetër, përcjell lajmi.net.

Thuhej se Busquets mund të rinovonte për një kontratë minimale, por ai ka plane të tjera.

‘LaVanguardia’ bën të ditur se veterani ka planifikuar që në vitin 2023 t’i bashkohet skuadrës së Inter Miami.

Busquets nuk është i vetmi që ka plane të tilla. Ngjashëm raportohet edhe për emra si Luis Suarez, Lionel Messi e yje të tjerë. /Lajmi.net/