Busquets: Jam me fat që kam luajtur 13 sezone me Messin, ai është futbollisti më i mirë në histori
Leo Messi është larguar nga Barcelona.

Sport
Messi është larguar pas 21 vitesh nga Barcelona, transmeton lajmi.net.
Njëri ndër futbollistët e parë që ka folur pas largimit të tij është Sergio Busuqets.
Busquets përmes një postimi në rrjetin social Instagram falënderoj Messin për 13 sezonet fantastike të kaluara së bashku.
“Jam ende duke u përpjekur që të gjej fjalët e duhura, dhe duke e ditura sa e vështirë do të jetë, mund vetëm t’ju falënderoj për atë që keni bërë për klubin dhe për ata që ju kanë shoqëruar gjatë këtyre viteve, konkretisht ndaj meje”, tha fillimisht ai.
“Ju keni ardhur si fëmijë dhe jeni lojtari më i mirë në histori, pasi e keni bërë këtë klub të rritet në lartësinë që meriton dhe duke bërë histori individualisht dhe kolektivisht”, vazhdoi ai.
“Mund të them gjithmonë se kam luajtur dhe kam ndarë shumë momente me ju, shumica prej tyre shumë të mira dhe kam qenë me fat që jam rritur dhe kam shijuar 13 sezone me ju”, shtoi ai.
“Përtej gjithë kësaj unë mbetem me personin dhe miqësinë që kemi bërë, do të më mungosh shumë. Unë vetëm mund t’ju uroj juve dhe familjes suaj më të mirat sepse e meritoni, do të më mungoni”, përfundoi Sergio Busquets. /Lajmi.net/
View this post on Instagram