Burrit ia largojnë ‘bririn e dragoit’ 13-centimetërsh nga trupi
Një punëtor që injoroi një copëz të ndryshkur në lëkurën e tij për tri vite, derisa u rrit në një 'bririn e dragoit' prej 13 centimetrash që i zgjatej nga kurrizi, më në fund e kishte hequr pasi doli të ishte kanceroz.
Fun
Pacienti 50-vjeçar britanik, i cili nuk është identifikuar ende, kërkoi trajtim për të ashtuquajturin ‘brirë të lëkurës’ që ishte 13 cm gjatësi dhe 6 cm gjerësi, transmeton lajmi.net.
Testet e diagnostikuan atë me një karcinomë qelizore skuamoze (SCC), një kancer i ngadaltë dhe ishërueshëm.
Shumica e rasteve diagnostikohen dhe trajtohen herët para se të krijohen ‘brirët e dragoit’, sipas Cancer Research UK.
Por, mjekët në Spitalin e Konteshës së Chester që larguan masën ishin të habitur kur zbuluan se sëmundja nuk ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të tij, duke marrë parasysh faktin se ai kurrë nuk kishte marrë trajtim.
Kujdes: Pamjet në vijim mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit tanë. /Lajmi.net/
