Burri që po pretendon se gazrat e tij mund të mbysin mushkonjat në 6 metra distancë

Pretendimi i një burri se gazrat e tij mund të vrasin mushkonja deri në gjashtë metra distancë ka marrë vëmendje shkencore.

Fun

12/12/2019 19:41

Një kompani prodhuese ka kërkuar ndihmën e tij për të zhvilluar e një ilaçi kundër insekteve, transmeton lajmi.net.

Joe Rwamirama, 48 vjeç, nga Kampala e Ugandës, thotë se ha ushqim të zakonshëm ashtu si të gjithë të tjerët, por asnjë insekt nuk mund të vë këmbë mbi të, madje as miza.

“Mbaj erë si të gjithë të tjerët dhe lahem çdo ditë. Gazrat e mi janë të njëjtë me të tjerët, vetëm se janë të rrezikshme për insektet e vogla, sidomos për mushkonjat”, deklaroi 48-vjeçari.

Ndërsa identiteti i kompanisë prodhuese mbetet një mister, Rwamirama pretendon se ata po i paguajnë miliona për të ndihmuar në krijimin e një ilaçi të ri kundër insekteve. /Lajmi.net/