Burri martohet me gruan me peshë 204 kg, e inkurajon të shëndoshet më shumë
Një grua, e cila vuan nga obeziteti dhe konsumon përreth 10 mijë kalori në ditë, ka treguar se po martohet me një burrë që e inkurajon për shtimin e peshës.
Fun
Jessica Wilson, 26 vjeç, nga West Chester, Pensilvania, e cila aktualisht peshon 204 kilogramë, aspiron të shtojë peshë në 272 kg, transmeton lajmi.net.
Ajo u takua me Eric Buddenhagen, 34 vjeç, ndërsa kërkoi në internet që dikush të bëhej ushqyesi i saj. Ai ishte i interesuar të gjente një “grua më të “madhe” që mund ta ushqente”.
Dyshja dolën në takim për herë të parë në gusht të vitit të kaluar dhe konsumuan pica, shikuan filma dhe luajtën video lojëra së bashku. Jessica i tregoi atij se aspiron të shtojë edhe 70 kilogramë të tjera.
Vetëm një muaj më vonë, çifti i lumtur po kalonte ditë të këndshme, në të cilat Xhesika konsumonte deri në 10,000 kalori me inkurajimin e Eric.
Çifti tani po shpresojnë të arrijnë qëllimin e shtimit të peshës së Xhesikës dhe të martohen këtë vit për të të vazhduar udhëtimin e tyre të ushqyerit së bashku. /Lajmi.net/
