Burri i kërkon të dashurit të gruas 600 mijë euro dëmshpërblim: E nxiti të më tradhtonte
Një burrë në një provincë në Perugia ka paditur në gjykatë të dashurin e gruas së tij. Ai kërkon nga i dashuri i bashkëshortes rreth 600 mijë euro dëmshpërblim për tradhtinë bashkëshortore për të cilën nuk bën me faj gruan e tij, nënën e dy fëmijëve të tij.

Fun
Mirëpo sipas “Il Messaggero”, burri jo vetëm që nuk ka marrë dëmshpërblimin prej 600 mijë eurosh, por madje ka paguar shumë më shumë për shpenzimet ligjore. Babai i dy fëmijëve ndihet i shkatërruar, ndërsa përballë trupës së Gjykatës së Apelit të Perugia-s argumentoi arsyet e paditjes së të dashurit të gruas.
Gjyqtarët e shkallës së parë të Spoletos e kishin refuzuar kërkesën e tij, por ai dorëzoi prova të konsiderueshëm për të vërtetuar tradhtinë që pësoi.
“Ai filloi t’i jepte dhurata. E nxiti të më tradhtonte, duke e bërë atë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as tek fëmijët. Kishim një familje të bukur që u shkatërrua, për shkak të tij. Dhe tani ai duhet të më dëmshpërblejë mua dhe fëmijët e mi”, -tha bashkëshorti i tradhtuar.
Nga ana tjetër gruaja dhe partneri i ri nuk e kanë pranuar kurrë tradhtinë. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë.