Burri i hospitalizuar me koronavirus tregon teknikën që ia shpëtoi jetën
Një burrë i cili ishte hospitalizuar nga koronavirusi, të cilin më pas e mposhti, beson se ai mund ta ketë bërë këtë për shkak të praktikimit të ushtrimeve të marrjes së frymës thellë.
Fun
Rob Thomas, 59 vjeç, kontraktoi sëmundjen Covid-19 në fund të marsit dhe u dërgua në Spitalin Royal Gloucester, Britani e Madhe, ku u pranua në kujdes intensiv, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Familja e Thomas, i cili fillimisht ishte sëmurë me sepsë, u tha nga mjekët se ai kishte vetëm 50/50 mundësi për të mbijetuar gjatë tre ditëve të para.
Ndërsa ishte në spital, stafi i tha atij se teknikat e tij të frymëmarrjes e kishin kursyer që ai të mos vendosej në ventilator.
Ishte motra e Thomas që ia mësoi teknikën, për të cilin ai shprehet falënderues për tërë jetën.
Krahas kësaj teknike, mjekët në vendet e ndryshme të botës, po e praktikojnë teknikën e shtrirjes në stomak tek pacientët të infektuar me virusin pandemik. /Lajmi.net/