Burri hedh mbeturinat çdo mbrëmje me kostume të ndryshme
Një burrë bashkë me të bijën e tij, hedhin mbeturinat çdo mbrëmje duke veshur kostume të ndryshme që ti bëjnë fqinjët të ndihen më mirë gjatë karantinës.
Fun
Jaime Coronel dhe vajza e tij Mara për çdo ditë ata hedhin mbeturinat me kostume të ndryshme që ti rrisin humorin fqinjëve në karantinë, transmeton lajmi.net.
E gjithë ideja filloi kur Jaime filloi të pastronte shtëpinë e tij. Duke pastruar ai gjeti kostumin e Olafit dhe afër saj ishte kostumi i Elsës që i përkiste vajzës së tij.
Dhe ata vendosën që ti vishnin kostumet çdo mbrëmje kur ata gjuanin mbeturinat dhe Jaime vendosi të dal në orën 8 në mbrëmje sepse ishte koha kur të gjithë duartrokisnin për punëtorët e shëndetësisë.
Plani i tij funksionoi dhe ishte një ide shumë e mirë. Që nga ai moment Jaime filloi ti gjuante mbeturinat çdo natë duke veshur kostume të ndryshme.
Të gjithë fqinjët dilnin të shikonin se çfarë lloj kostumi Jaime kishte veshur. Për sa kohë lejohej që fëmijët të dilnin jashtë ai e mori vajzën me veti. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/parentingonthemighty/videos/711325176345402/?t=177