Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Burri blen Lamborghini me fondet që iu ndanë për pandemi

19:54 | 29 Korrik 2020

Shfrytëzimi i fondeve të ndara për Covid-19 për të blerë një Lambroghini nuk është veprimi më i mençur dhe më etik.

Megjithatë, një person nga Florida e bëri një gjë të tillë, përpara se të arrestohej dhe të akuzohej për mashtrim të bankës.

Sipas Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, forcat e rendit arritën t’i konfiskonin personit në fjalë 3.4 milionë dollarë nga llogaritë bankare dhe një Lamborghini Huracan, me vlerë 318 mijë dollarë, transmeton lajmi.net.

Sikurse të mos mjaftonte kjo, 29-vjeçari raportohej se kishte aksidentuar një veturë të tipit Huracan para disa muajsh dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që dikush ka shfrytëzuar fondet e pandemisë për të blerë vetura të reja. Më herët këtë muaj, një 51-vjeçar ndjeku të njëjtën metodë për të blerë disa makina. /Lajmi.net/