Burj Khalifa u kujton njerëzve të qëndrojnë në shtëpi në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe
U ndriçua në solidaritet me disa nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke treguar ngjyrat kombëtare jo vetëm të Kinës, por edhe të Italisë dhe Spanjës.
Fun
Këtë javë, Burj Khalifa i Dubait, rrokaqielli më i lartë në botë, ndezi edhe një herë dritat e tij, për t’i kujtuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe se “ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, transmeton lajmi.net.
Të mërkurën e kaluar, kulla shfaqi mesazhin e saj për të ndjekur masat e karantinës në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Ajo u pasua nga një siguri se bota është së bashku në këtë kohë krize. /Lajmi.net/
بكل لغات العالم، ومن أجل سلامتك #خلك_في_البيت pic.twitter.com/g08urgt6FG
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) March 25, 2020